Oda e Prizrenit, në Workshop në Shkodër.
Sipas drejtorit Mrs Afrim Tejeci,Oda e Prizrenit, si partner i projektit 6-vjeçar të organizuar nga HWK Koblenz, është krenar të marrë pjesë në Workshopin “Shkëmbimi i përvojave të odave dhe shoqatave” në Shkodër. Përfaqësuar nga kryetari Tejeci, sekretari i odes, koordinatorja e sektorit të parukerisë , koordinatori i sektorit të estetikës, dhe koordinatori i sektorit të brumërave. Oda e Prizrenit është e përkushtuar në zhvillimin dhe fuqizimin e zejtarëve tanë.
Në këtë seminar, së bashku me Dhomën Kombëtare të Zejtarisë në Shqipëri dhe përfaqësuesit nga HWK Koblenz, do të diskutojmë dhe planifikojmë aktivitetet kyçe për të ardhmen e zejtarëve dhe strategjitë e duhura për t’i mbështetur ata në rrugëtimin e tyre drejt suksesit, tregon drejtori Tejeci. Kurse këto trajnime padyshim se ngrisin vlerën e zejtarisë e kështu edhe të Prizrenit si qytet i njohur ne gjithë Ballkanin për zejtari./www.QendraPress.com/