Oda e Prizrenit, tashmë është bërë adresë e shumë  delegacioneve  si të brendshme dhe nga  jashtme.

                Sot, në Odën Ndërmarrësve dhe Zejtarëve të Prizrenit e ka  vizituar zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, z. Ali Tafarshiku, dhe drejtori i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, z. Ramadan Tarashaj. Para të pranishmëve ishin kryetari i Odës së Prizrenit, z. Afrim Tejeci, dhe koordinatorja znj. Zejxhane Celina,anëtarët e Odës , ku u prezantuan aktivitetet e Odës dhe rreth Panairit të Artizanatit që do të mbahet në muajin qershor dhe seminaret që do të mbahen në këtë muaj.

Zëvendësministri z.Tafarshiku informoi të pranishmit rreth granteve që po ofron ministria dhe mundësitë e përkrahjes së bizneseve. Drejtori z. Tarashaj njoftoi për bashkëpunimin dhe aktivitetet që do të jenë të përbashkëta në muajt në vijim, po ashtu për përkrahjen që është duke bërë komuna në avancimin e bizneseve.

U vizituan disa punëtori artizanale, ku nga afër u pa vlera artistike e prodhimeve, ku me duart e tyre me një vizion artistik transformojnë gurë të përpunuar në thesarë. Secila pjesë e punës së tyre mban shenjën e kreativitetit dhe origjinalitetit, si në filigran, lëkurë dhe shumë veprimtari të tjera.

Prizreni, përkundër vështirësive, ka arritur të mbajë vlerat artizanale të trashëguara brez pas brezi. Oda e Prizrenit, në bashkëpunim me Odën .Oda tashmë është bërë adresë e shumë  delegacioneve  si të brendshme dhe nga  jashtme./www.QendraPress.com/