Oda e Stomatologëve të Kosovës-me ligjërta profesinale

                           Dje me datë 25.04.2022, në QKMF Prizren u mbajt ligjërata profesionale me temë “Lëndimet traumatike të dhëmbëve” nga Dr.Xhemil Sylejmani, specialist i Pedodoncisë. Pjesëmarrësit u njoftuan me natyrën e lëndimeve traumatike gjegjësisht llojet e lëndimeve, etiologjinë, diagnostifikimin dhe mënyrat e trajtimit bashkëkohor të tyre.

Theks i veçantë i kësaj ligjerate ishte edhe ofrimi i shërbimit joadekuat me pasojat e mundshme. Dr. Sylejmani prezantoi nje gamë të gjerë të përvojës se tij profesionale në trajtimin e suksesshëm të avulzionit të dhëmbëve./qendrapress.com/

——————————————-