Oda Prizrenit. porosit se metal punuesit  janë artizanë të vërtetë të kohës sonë!

  Oda e Prizrenit dhe  kryetari i sajë  Mrs. Afrim Tejeci. bashkë me stafin tashme  porosisin, se Zejtaria, është veprimtaria ekonomike, nëpërmjet së cilës prodhohen të mira ose realizohen shërbime zejtare përmes punës me dorë ose në seri dhe në disa raste duke përdorur aftësitë krijuese.  A e keni ditur se metal punuesit, janë artizanë të vërtetë të kohës sonë? Në çdo pjesë metalike që ata punojnë fshihet një histori e zanatit, durimit dhe kreativitetit të pashoq. Ata jo vetëm që formojnë metalin, por gjithashtu formojnë të ardhmen tonë me struktura që zgjasin për breza.

A e keni ditur se marangozët, janë mjeshtër të vërtetë në zanatin e tyre? Çdo copë druri që prekin, kthehet në një vepër arti, qoftë një tavolinë elegante, një karrige të rehatshme, apo një dollap funksional. Marangozët jo vetëm që na rrethojnë me bukuri dhe stil në çdo kënd të shtëpive tona, por ata gjithashtu ruajnë një traditë të vjetër që kalon nga brezi në brez.

A e keni ditur se “Muratorët” janë kolona të ndërtimit të çdo qytetërimi? Këta zanatçinj të palodhshëm janë shpirti i çdo ndërtese që na rrethon, që nga shtëpitë ku jetojmë deri te ndërtesat ku punojmë. Çdo gur, çdo bllok, çdo tullë që ata vendosin është një hap drejt krijimit të hapësirave ku ne jetësojmë ëndrrat tona. Kjo porosi  vije nga  Oda e Prizrenit, gjithnjë në shërbim te  mirëqenies ekonomike, potencon për ‘’QendraPress’’ kryetari Tejeci.

/www.QendraPress.com/