ODA si institucion tradicional dhe historik ka qenë motivim i shumë brezave deri te historia më e re e Kosovës-Shkruan:Zafir BERISHA
Për ata që nuk e dinë se çka është ODA, por edhe për ata që për interesa të ngushta bëhen që nuk e dinë për ti dhënë vetes të drejtë për me ofendim këtë institucion si primitivizëm, nuk ju duhet shumë mund për ta ditur kuptimin e kësaj fjale, vetëm ta vizitojnë Wikipedi…
Në odë të burrave, dhomën e miqve, që Kadare e karakterizon si një shkollë të parë të brezave të rinj për të hyrë në jetë, si parlament të tyre të parë… nuk bëhen çfarëdo bisedimesh… si për shembull Oda shqiptare ishte vendi (ku ishte kalitur hallkë pas hallke ndejat me njerëz të ndryshëm – dijetarë e atdhetarë) ku i morëm xixat e para të ndjenjës së dashurisë për Kosovën, për Nënën Shqipëri, për heronjtë kombëtar : Skënderbeun, Hasan Prishtinën, Isa Boletinin. Aty mësohej historia e vërtetë kombëtare, meqë oda ishte edhe shkollë, edhe mejtep, edhe xhami, edhe universitet edhe kuvend…
Në odat shqiptare rrëfehej e kaluara e jonë heroike përmes epizodash të ndryshmet trimërie nga gjyshërit, axhallarët tanë, nga mysafirët e ndryshëm, që gjithmonë ishin të mirëseardhur në odat tona.
“Oda pa mysafir thuhej si ara pa farë”.
Aty hidhej fara e dashurisë për vendin, për njerëzit. Aty hidhej fara e besnikërisë, bujarisë, trimërisë, guximit, durimit, mikpritjes ; aty flitej edhe për mikun edhe për armikun ; aty flitej edhe për ata që “historia” që mësonim ne në shkolla, i quante armiq të popullit, armiq të socializmit, armiq të vetëqeverisjes, e armiq të vëllazërim-bashkimit, kurse ata ishin bijtë më të mirë të Kosovës.
…………………………………………………………….
ODA si institucion tradicional dhe historik ka qenë motivim i shumë brezave deri te historia më e re e Kosovës.
Gjatë viteve /90 u bë shollë për shumë nxënës dhe student, të cilët dhunshëm u larguan nga regjimi i Serbisë nga shkollat e tyre, kurse gjatë luftës u bë spital për të shëruar plagët e luftëtarëve të UÇK-së dhe vend i vendimeve të mëdha që sollën lirin e Kosovës.
Nuk është e rastit që sot shumë institucione kanë përdorën fjalën ODË për ti dhënë respektin dhe seriozitetin institucionit të tyre: Oda Avokatëve, Oda Noterëve, Oda Mjekëve, Oda Infermierëve, Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Amerikane etj etj.
Mos të harrojmë se në ODA janë shtruar dreka e darka për mysafirët në kohë paqe e për luftëtar në kohë lufte si shenj respekti dhe nderimi nga i zoti i odës!
Zafa/www.QendraPress.com/