Oda Tregtare Kosovaro-Turke shtron iftar për Ramazan, i pranishëm edhe kryeministri Kurti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë të premtën i ftuar në iftar nga Oda Tregtare Kosovaro-Turke.Në një fjalë rasti, Kurti ka uruar të pranishmit për muajin e Ramazanit derisa ka folur edhe për lidhjet e ngushta të Kosovës me Turqinë, shkruan gazeta online Reporteri.net.“Muaji i Ramazanit është muaji i sakrificës, edhe i solidaritetit”, tha kryeministri Kurti, teksa shprehu falënderimin për mundësinë që të jetë bashkë në këtë iftar. Prezentë ishin edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla dhe Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı. /Reporteri.net/