”Oh bre djalë”, plaku me pajton në Prizren emocionohet pasi që mërgimtarët i dhuruan 200 euro për shërbimet e tij

                   Kadri Palla, i njohur si ikona e Prizrenit për shërbimet e tij me pajtonin, ka fituar viralitetin në rrjetet sociale pasi një video e tij u publikua, ku një gazetar i kërkoi shëtitje me pajtonin dhe në fund ia dhuroi 200 euro në emër të mërgimtarëve Kadri Palla është 77 vjeçar dhe ka qenë një pjesë e Prizrenit për një kohë të gjatë. Ai ofron shërbime për vendës dhe vizitorë të huaj që qëndrojnë në qytetin historik. Pajtoni i tij është bërë një nga atraksionet kryesore të qytetit.