Opinion- Albin Kurti dhe komandanti që i nënshkroi aplikacionin e statusit të veteranit duet të përgjigjen penalisht për keqpërdorim – Shkruan;Kastriot Fregni

0

Kur Presidenti Clinton, garoi për president të SHBA e vetmja e metë që i gjenin amerikanët e të dy taborëve e me theks ata republikan, ishte fakti se nuk kishte pranuar të shërbej në FA të SHBA. Me këtë nuk kishte luftuar as për mbrojtjen e Amerikës kudo në botë ku ka vatra krize dhe që cenojnë sigurinë nacionale amerikane. Detyra që të renditë në piedestalin më të lartë të vlerave nacionale, në Kosovë dhe botën shqiptar në përgjithësi është lufta për lirinë e vendit. Në Kosovë, kjo ishte Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E UÇK ishte një “formacion ushtarak i armatosur dhe i organizuar në baza vullnetare me uniforma dhe shenja dalluese, me njësi organizative dhe zinxhir komandues të drejtuar nga Shtabi i Përgjithshëm, nën kontrollin civil të udhëheqjes politike, me mision të qartë për mbrojtjen e popullit të Kosovës dhe çlirimin e vendit nga forcat ushtarake, policore dhe administrata okupuese e Serbisë në Kosovë”. Misioni i këtij formacioni ushtarak përkatësisht ushtrie ishte Lufta për liri. Si e tillë kjo luftë ligjërisht përkufizohet si Lufta Çlirimtare e Kosovës që është “lufta e armatosur e popullit të Kosovës, e udhëhequr nga UÇK – ja, me qëllim të çlirimit të Kosovës dhe sjelljes së lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës, me karakter mbrojtës dhe çlirimtar, edhe pse UÇK u deshtë që të veproj me operacione sulmuese për ta dëbuar armikun e instaluar tashmë në vendin tonë në një proces të gjatë politik, juridik por edhe të luftërave të komunizmit, e drejtuar ekskluzivisht kundër forcave ushtarake, policore dhe administratës okupuese të Serbisë në Kosovë”. Angazhimi në luftë i qytetarëve të vendit dhe jashtë tij, shqiptarë dhe të nacionaliteteve tjera, ka lindur nevojën e kategorizimit të atyre që u përfshinë në përudhën e luftës, para dhe gjatë organizimit, në disa kategori ligjore që trajtohen po ashtu ligjërisht sa u përket të drejtave dhe detyrimeve. Prandaj, Kuvendi i Republikës së Kosovës, në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, me vendimin miratoi Ligji Nr. 04/L -261, PËR VETERANËT E LUFTËS SË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS. Qëllimi i nxjerrjes së këtij ligji është “përcaktimi i të drejtave në beneficione të Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), të cilët, me sakrificën, angazhimin dhe kontributin e tyre të çmuar, në Luftën Çlirimtare të Kosovës, ishin faktorë vendimtarë për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës”. Fushëveprimi e këtij ligji është që të “përcaktohen të drejtat në beneficione për Veteranët e UÇK-së dhe anëtarët e ngushtë të familjeve të tyre, kriteret e kualifikimit për njohjen dhe realizimin e tyre si dhe procedurat administrative për realizimin e këtyre të drejtave, siç është përcaktuar në nenin 12 paragrafi 2. të Ligjit nr. 04/L-054 për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre”. Përmes këtij ligji janë përkufizuar edhe nocione që tashmë përcaktojnë saktë se kush i angazhuar në luftë mund të ketë çfarë statusi ndërlidhur me këtë angazhim. Qëllimi i kësaj qasjeje ishte rasti i statusit të veteranit luftëtarë z. Alnbin Kurti, aktualisht Kryeministër i Kosovës. Ka vite që në çdo debat parlamentarë për buxhetin, pjesën më të madhe të tyre e ka zënë retorika e deputetëve me theks të lëvizjes vetëvendosje, për sasinë e pa arsyetueshme të buxhetit që destinohet për këto kategori. Por, kjo po rezulton të ketë qenë tendence për ta mbuluar situatën personale të disa nga deputetet e LVV, me theks të vet liderit të tyre Albin Kurti, i cili e gëzon këtë status. Po ti referohemi përkufizimit ligjor të kategorive të dala nga lufta atëherë kemi si me poshtë këto kategori ligjore, në bazë të të njëjtit ligj, Neni 3, pika 1.3. që përkufizon statusin “Veteran i UÇK”: (në vazhdimësi fragment i shkëputur nga ligji përkatës) 1.3. Veteran i UÇK –së – pjesëmarrës në luftën për çlirimin në Kosovë si: 1.3.1. Invalid i luftës së UÇK –së –luftëtari, pjesëtari dhe i internuari (burgosuri) i UÇK- së, i cili ka pësuar plagë , lëndime (dëmtime ) fizike dhe psikike apo sëmundje të rënda gjatë luftës ose në burgjet dhe kampet e armikut, gjatë periudhës së luftës , me shkallë të invaliditetit së paku 10%; 1.3.2. Veteran luftëtarë i UÇK –së – është qytetari i Kosovës dhe shtetasi i huaj i cili është radhitur në radhët e UÇK- së , dhe është regjistruar si ushtar i armatosur dhe i uniformuar nga komandat, shtabet e zonave operative të UÇK-së, përkatësisht Shtabi i Përgjithshëm i UÇK së, dhe i cili ka qenë aktiv deri në përfundimin e luftës; 1.3.3. I internuar i UÇK së – secili person i cili për shkak të veprimtarisë së tij si pjesëtarë i UÇK- së është arrestuar gjatë periudhës 1997 -1999, dhe mbajtur në burg nga forcat e Serbisë; 1.3.4. Pjesëtarë i UÇK së – çdo person i cili me vendim apo akt tjetër është caktuar të kryej detyra konkrete në mbështetje politike , logjistike, financiare dhe detyra të tjera të marra nga komandantët e njësive, shtabeve dhe zonave të UÇK- së, përkatësisht shtabi i përgjithshëm i UÇK- së, gjatë periudhës 1997- 1999; 1.3.5. Pjesëmarrës i Luftës – ushtari, i cili është radhitur në radhët e UÇK së, ka qenë i angazhuar në mënyrë aktive për të kontribuar në luftë, por për arsye të ndryshme i ka lëshuar radhët e UÇK- së, para përfundimit të luftës; 1.3.6. Ushtari i zhdukur (i pagjetur) i UÇK- së – veterani ose pjesëtari i UÇK- së, fati i të cilit ende nuk është zbardhur. Referuar këtyre përkufizimeve të kategorive të dala nga lufta dhe statusit të tyre, rezulton se z. Albin Kurti, ashtu edhe si shumë të tjerë që sot janë lëndë e trajtimit penalo juridik të institucioneve të drejtësisë në vend, nuk mund të gëzoj statusin e Veteranit luftëtarë të UÇK, sipas germës se Ligjit Nr. 04/L -261, Neni3, pika 1.3.2 që thekson se: “Veteran luftëtarë i UÇK –së – është qytetari i Kosovës dhe shtetasi i huaj i cili është radhitur në radhët e UÇK- së , dhe është regjistruar si ushtar i armatosur dhe i uniformuar nga komandat, shtabet e zonave operative të UÇK-së, përkatësisht Shtabi i Përgjithshëm i UÇK së, dhe i cili ka qenë aktiv deri në përfundimin e luftës”. Por realiteti është se këtë status e ka edhe z. Kurti , përmes rrugëve të pa sqaruara deri me tani por që bazuar në ligj dhe aktivitetin e tij gjatë periudhës së luftës, e ka statusin e Veterani luftëtarë të UÇK. Emri i tij figuron në listën e emërtuar si , NJËSITË E NDRYSHME VARTËSE TË SHP TË UÇK/ STAATUSI I VETERANIT/ Nr. Rendor. 19 dhe Nr. Personal i APP, 047406 – Prishtinë. Edhe sikur angazhimi i tij, në zyrën e ashtuquajtur “të shtabit të përgjithshëm” apo “të UÇK”, etj. të pranohet si i tillë atëherë, fakti se z. Kurti, s’ka pasur kurrë uniformë të veshur dhe as armë në dorë, nuk mund të gëzoj statusin e veteranit luftëtarë. Përkufizimi që është më i përafërt me angazhimin e tij atëbotë nëse i pranohet, i mundëson të gëzoj statusin e “Pjesëtarit të UÇK”, siç përkufizohet në piken 1.3.4 të nenit 3, që përkufizon se, “Pjesëtarë i UÇK së – është çdo person i cili me vendim apo akt tjetër është caktuar të kryej detyra konkrete në mbështetje politike, logjistike, financiare dhe detyra të tjera të marra nga komandantët e njësive, shtabeve dhe zonave të UÇK- së, përkatësisht shtabi i përgjithshëm i UÇK- së, gjatë periudhës 1997-1999”. Po ti referohemi zhvillimeve politike dhe qëndrimeve që ka mbajtur atëbotë z. Kurti edhe pse i pa peshë në procesin e luftës politike dhe ushtarake, atëherë në pretendimet e tija për të krijuar një “opsion të tretë” si trekëndësh në mese Lëvizjes së rezistencës paqësore të Presidentit Rugova dhe LDK si qeveri dhe Ushtrisë Çlirimtare dhe Udhëheqjes politike, që punonin në harmoni politike dhe ushtarake për të çliruar vendin. Ky pozicionim i z. Kurti atëbotë, duke keqpërdorur qëllimisht edhe atdhetarizmin dhe përkushtimin e simbolit të rezistencës, “Saharovit shqiptarë”, bacës Adem Demaçi. Se kjo zyre e titulluar me epitete abuzuese dhe që ishin paralele e organizimit politik dhe ushtarak të UÇK, e që kur Kosova dhe delegacioni i Kosovës po përballej me Serbinë në Rambuje dhe presonin e miqve ndërkombëtarë për nënshkrimin e marrëveshjes me të cilën detyrohej Serbia dhe forcat e saja bashke me administratën okupuese shtetërore serbe, të largohej tërësisht nga Kosova, nga kjo zyre refuzohej dhe kundërshtohej deri në propagandë për gjoja armiqësi e tradhti, që të mos nënshkruhej. E mos nënshkrimi i saj, do të thoshte vazhdim i luftës dhe krimeve deri gjenocidiale të Serbisë ndaj popullit të Kosovës. Kjo zyre përmes propagandës së sajë bëri që edhe disa komandant zanash të i përgjigjen me kërcënime kryesuesit të delegacionit kosovar në Rambuje, për të mos e nënshkruar aktin e marrëveshjes ndërkombëtare për shpëtim. Koha që i mori kryesuesit të delegacionit z. Thaçi, për ti konsultuar komandantet e zonave të inspiruar nga propaganda e kësaj zyreje që nuk pengohej aspak nga regjimi tani në gjendje lufte i Serbisë, bëri që nga marrëveshja të humbet e drejta në referendum si rezultat i presionit të Serbisë dhe aleatëve të saj ndërkombëtarë. Pra, nëse i referohemi germës kushtetuese/ligjore të tashmë dhe asaj politike, përkatësisht të kohës, z. Kurti jo vetëm nuk mund të jetë veteran luftëtarë dhe asnjë kategori tjetër ligjore por duhet hetuar dhe ngritur përgjegjësi për dëmet politike të shkaktuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *