Opinion nga Prof, Skender MORINA; Na fal o Gjergji ynë ,o i madhi Skënderbe sepse nuk po kemi vend për figurën tuaj madhështore…..

Sot në Prizren më shumë mendojnë ti restaurojnë hamamet e pushtuesit shekullor sesa kujdesen të gjejnë një vend meritor në zemër të kryeqytetit historik të shqiptarëve-Prizrenin e lidhjes shqiptare t’a vendosin statujën e kryeheroit të kombit shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu që ishte frymëzim edhe për ideologët e lidhjes shqiptare të Prizrenit edhe për të gjitha gjeneratat e shqiptarëve që luftuan për çlirimin dhe bashkimin e trojeve shqiptare e ishte frymëzim edhe për ushtrinë çlirimtare të Kosovës dhe komandantin legjendar të UÇK-së Adem Jasharin.
Na fal o Gjergji ynë ,o i madhi Skënderbe sepse nuk po kemi vend për figurën tuaj madhështore sepse ne shqiptarët po gjejmë vend vetëm për të ndërtuar pallate shumëkatëshe e qendra tregëtare e nuk po na mbetet vend për madhështinë tënde për shtatoren që është e vendosur në sheshet e botës sepse ata edhe pse nuk ishe prijës i tyre, ata admiruan e repektuan e vlerësuan madhështinë e një prijësi Arbëror që la çifligjet dhe postet e sulltanit e u kthye në tokën e vet e pran popullit shqiptar për t’a çliruar nga sundimi otoman.
Lavdi veprës së kryeheroit të kombit shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, madhështia dhe figura e të cilit është halë në sy për neootomanët, dhe talebanët fatkeqësisht shqiptar të konvertuar në turq dhe atë jo në vendet e huaja por në zemër të tokës shqiptare në Prizrenin e lidhjes shqiptare.
Lavdia ka emër dhe mbiemër Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, ndërsa turpi janë ata që u pengon figura e kryeheroit të kombit tonë shqiptar.