Opinion- Padrejtësitë lidhur me pagat jubilare dhe shujtat e mësimdhënësve nga Gjykata Supreme – Shkruan;Gent Gjini
Në cilësi te përfaqësuesit si avokat duke pasur autorizimin, për disa nga shkollat në komunën e Prizrenit për realizimin e shujtave dhe pagave jubilare, ju njoftojmë se pagat jubilare dhe shujtat për mësimdhënësit ne qytetin e Prizrenit dhe qytetet tjera, tani e tutje do të procedohen dhe zgjidhen me anë të padisë nëpërmjet gjykatës, e jo si kur me parë që kjo zgjidhej nga ana e përmbaruesve privat.
Pra kjo si shkak nga një vendim/qëndrim i Gjykatës Supreme te Kosovës, e cila padrejtësisht pa bërë konsultimin me palët tjera gjegjësisht ndërmjet komunitetit te juristëve, sindikatën e arsimit, dhe pa e analizuar mire qeshjen për t’a gjetur mënyrën më të mirë dhe më të shpejtë, për realizimin e pagave jubilare dhe shujtave për mësimdhënësit çështja si kjo tani me qëndrimin e Gjykatës Supreme është vendosur që ajo të kthehet me gjykatë, nëpërmjet padive të parashtruara nga ana e mësimdhënësve në gjykatat, dhe si rrjedhoje edhe taksave te cilat tani do duhej të paguhej, dhe vonesave që mund të pritet tani e tutje.
Duke ditur se Gjykata Supreme, me këtë qëndrim, ka krijuar pengesa dhe zvarritje të procedurës për nxjerrjen e pagave jubilare dhe shujtave për mesimdhenesit, do te i ceki disa nga faktet për ta pohuar këtë, kështu ; fillimisht me rastin e procedimeve të padive për realizmin e pagave jubilare dhe shujtave, duhet ditur që gjykata e Prizrenit është e ngarkuar me shumë lende tjera, arsye tjetër është se për lëndët që do të zgjidhen nëpërmjet gjykatave do te ketë po ashtu vonesa dhe pritje për te ardhur lënda në shqyrtim, per gjykimin e çështjeve ka fare pak gjyqtar qe do të i zgjedhin këto lëndë, po ashtu do te paguhet taksë gjyqësore e jo qe si mëpare, kur çështja deri sa ishte tek përmbaruesit privat nuk paguhej taksë, pra gjitha këto do te jenë shkaktar që do të ndikojnë që pagat jubilare dhe shujtat të mos realizohen në kohë dhe në afat te arsyeshëm
Por pavarësisht që Gjykata Supreme ka marr një qëndrim të tillë arbitrar dhe të kundërligjshëm në dëm te mësimdhënësve për realizmin e pagave dhe shujtave, komuniteti i avokatëve kanë apeluar/ankuar ketë qëndrim të Gjykatës Supreme në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, për te kontestuar ligjshmërinë e vendimit të padrejtë të Gjykatës Supreme, dhe nga kjo kemi shumë shpresa se Gjykata Kushtetuese do merë një qëndrim të drejte për ta ANULUAR vendimin/qëndrimin e Gjykatës Supreme, dhe çështja te kthehet ashtu si mëpare tek përmbaruesit privat, për nxjerrjen dhe realizimin e pagave dhe shujtave për mësimdhënësit
Ne avokatet Gjini, solidarizohemi dhe i kuptojmë shqetësimet e mësimdhënësve për vonesat dhe ndryshimet si këto që janë bërë, që aspak nuk shkojnë në favor të mësimdhënësve, por me këtë reagim ne dëshirojmë t’a tregojmë gjendjen reale, se si në të vërtetë është ajo, me qëllim që të mos krijohet amulli, dyshim, dhe të mos tentohet të bëhet propagandë në drejtim të avokatëve nga individ për qëllime te ndryshme të caktuara.
Vlen të kuptohet se pagat dhe shujtat jubilare te vitit 2018/2019 pavarësisht se për këto pritet që të vendos Gjykata Kushtetuese ato do të procedohen ne gjykatë, dhe do jemi në pritje të caktimit te tyre .Në parim normalisht qe ne duhet ta presim verdiktin final të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, andaj kemi shumë shprese se vendimi i Gjykatës Supreme, për pagat jubilare dhe shujtat do te anulohet, dhe çështja do të rregullohet si me parë nga ana e përmbaruesve privat, sepse me përmbarues privat këto çështje me shpejt dhe ne një procedure fare te thjesht, dhe pa u ngarkuar me taksa gjyqësore do të mund qe mesimdhenesit te i realizojnë pagat dhe shujtat e tyre ne kohe të arsyeshme.