Opinion-Rruga Juaj do të mbetet e vetmja dritë e së ardhmes tonë-Shkruan:Qazim BERISHA
![](https://qendrapress.com/wp-content/uploads/2023/11/370101388_1031448257975476_2906577727494820011_n.jpg)
Që në fillim të këtij opinioni tim,më duhet të them dhe më bie të bërtas se —Rruga Juaj do të mbetet e vetmja dritë e së ardhmes tonë-:Para një jave u bënë tri vjet prej arrestimit të krerëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi nga Gjykata Speciale kundër UÇK-së. Edhe pse kanë kaluar plot tri vjet,krerët e UÇK-së, të cilët përballen me akuza për krime lufte. Po si mund të dënohen njerëzit e lirisë ata që kësaj toke ia sollën lirinë,Ia sollën dritën e syve mijëra familjeve, mbrojtën shkollën shqipe,mbrojtën dinjitetin e kësaj toke. Po të mos ishte vepra puna dhe angazhimi e pastërtia e asaj lufte por që sot nuk do të flitej shqipja, në këto troje, Prandaj, më duhet të them se këtë padrejtësi të shekullit e di se do ta ndriçojë historia,por,historinë e këtij vendi e bënë ata që tashmë,janë pjesë e pandarë e lirisë Hashim Thaçi e Kadri Veseli,janë simbol rezistence që pos në luftë edhe 24 vite pas saj stoikisht po qëndrojnë në mbrojtje të vlerave të lirisë së Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi,Rexhep Selimi dhe shokët e tyre, simbolizojnë forcën, kurajën dhe frymëzimin i cili ka përbashkuar një popull. Prandaj këtu do të jemi bashkë Pavarësisht nga muret dhe kufizimet,shembulli dhe emri i tyre në mënyrë të pashmangshme i tejkalon ato dhe shkëlqen mbi Kosovë, duke ndriçuar rrugën për brezat që do të vijnë patën thënë të parët e PDK-së.
![](https://qendrapress.com/wp-content/uploads/2023/11/400427407_1009639243657488_5487460593475748895_n-373x1024.jpg)
Derisa më duhet të them se kjo padrejtësi padyshim se neve duhet të na bëjë më të fuqishëm dhe të na kalit . Sepse vepra dhe puna e këtyre heronjve të gjallë të kombit, është lufta finale për të jetuar në pavarësi e mëvetësi dhe territor të plotë Kosova, Ndihem krenar që isha një bashkërrugëtar i Juaj . Kjo më kurajën të punojë palodhur në këtë drejtim deri në frymën time të fundit. Vepra Juaj do të jetë udhëdrita jonë dhe e Kosovës. Prandaj,krenaria Juaj atje, na jep frymëzim të pafund neve. Edhe komandant tjerë si Halitjaha e shumë tjerë janë krenari e kësaj toke…….
/www.qendrapress.com/