Opinion -Veproni…-Shkruan;Petrit DIBRANI 

                     Institucionet e shtetit, shtyllat kryesore të cilat në mënyrë zingjirore, janë të ndërlidhura drejtpërsëdrejti me Institucionin, respektivisht me Ministrinë e Drejtësisë e siç janë: Policia, prokurorët dhe gjykatësit, t‘cilët kanë neglizhuar, keqpërdorur, detyrën zyrtare apo edhe mund të jenë të korruptuar – DUHET, sa më parë të identifikohen të shkarkohen dhe të ndëshkohen, në rast se gjenden fajtorë.

E nderuar dhe shumë e respektuar Ministre e Drejtësisë, zj. Albulena Haxhiu.

Ju personalisht, sot në konferencën për shtyp – media, deklaruat.

Në vazhdimësi jemi dëshmitarë të neglizhencës, mosveprimit dhe pandëshkueshmërisë dhe njëkohësisht potencuat se prisni edhe dorëheqje tjera.

„Ka pasur dy dorëheqje dhe urojmë që të ketë edhe të tjera, pasi siç e kuptojmë, ka edhe zyrtarë tjerë që nuk i kanë kryer detyrat siç duhet„

Fillimisht nga pritja, nuk vjen asgjë.

As nuk ndryshohet, përmirësohet siguria e qytetarëve e sidomos e fëmijëve tanë dhe sigurisht as nuk pastrohen institucionet nga zyrtarët të cilët nuk veprojnë ose qëllimisht neglizhojnë apo edhe të korruptuarit dhe nuk ndërtohen, institucione kredibile dhe efikase.

 Të vepruarit, veprimi e sjellë; shkarkimin, ndëshkimin dhe pas ndëshkimit, krijimin e institucioneve stabile të panjëanshme dhe përmirëson, sigurinë e fëmijëve tanë në veçanti dhe e t‘gjthë, qytetarëve në përgjithësi.

Veproni mos nguroni dhe sigurisht edhe jetën e qytetarëve e bëni, më të sigurt.

Na shkoj jeta duke pritur, shpresuar dhe duke thënë, ishallah bëhet mirë!/qendrapress.com/