Opinioni i një dite pas zgjedhje  nga Prof Dr. Milazim Krasniqi

                         Njëra nga hipotezat (të cilën nuk kam qejf ta besoj) është se faktorët ndërkombëtar qëllimisht e kanë lënë Kosovën në duart e Kurtit, për ta dështuar si shtet. Pas dështimit të sigurt të Kosovës, shkaku i konflikteve të Kurtit me faktorët ndërkombëtar, mund të nxirren në tavolinë projektet për copëtimin e saj. Kjo hipotezë duket më e besueshme, kur dihet saktë se Kosova nuk ka qenë në planet e tyre që të bëhej shtet. As në Dejton, as në Rambuje, as në Kumanovë, as në rezolutën 1244. Bërjen e Kosovës shtet e imponuan me arrogancë politike PDK e LDK në vitet 2004-2008. Pasojat për protagonistët e asaj arrogance qenë këto: Rugova vdiq para shpalljes së pavarësisë, Daci e Sejdiu u eliminuan politikisht. Ndërsa në rastin e PDK-së, Thaçi, Krasniqi e Veseli u çuan në burg, hiç më pak se në një Gjykatë Speciale. Fitorja e LVV ishte rikthim te projekti për dështimin e shtetit të Kosovës, me duart e shqiptarëve. Një mandat i ri i LVV me gjasë e finalizon projektin. Rezultati zgjedhor ua ka dhënë në dorë kartat e forta për atë projekt. (10 shkurt 2025)./QendraPress.com/