Ora e madhe letrare kushtuar Heroit, poetit e mësuesit atdhetar Xhevat Berisha
Për herë të tretë radhazi SH,B’Fidani” këtë vit organizoi orën e madhe letrare në përkujtim të Heroit, Mësuesit, atdhetarit dhe njeriut të madh Xhevat Berisha.
Ora e madhe letyrare u organizua për të nderuar shënimin e 59 vjetorin e lindjes dhe 22 vjetorit të rënies heroike Pos një numri të krijuesve dhe dashamirëve të fjalës së shkruar, të pranishëm ishin edhe shokë e bashkëluftëtarë të Heroit, si dhe zëvendësministri Zafir Berisha I cili ishte edhe bashkëlufëtarë I heroit Xhevat Berisha .Në këtë orë letrare u bë edhe përurimi i ribotimit të librit “Pishtari i lirisë” me poezitë e Heroit., ku para të pranshëmve poezi të autorit e Heroit i lexoi aktori Alban Qelaj. Para të pranishmëve foli Nexhat Çoçaj me kumtesën për ribotimin të cilën do ta botojmë në tërësi , Kurse Mr,Enver Batiu evokoi kujtime nga koha e luftës . Poezitë I lexuan :Salajdin Krasniqi, Qazim Thaçi, Arben Rashkaj, Lumturie Balaj , Ilam Berisha, Bajram Bekteshi , Mirvete Kabashi Leku, Bedri Halimi,Gazmend Beqaj, Ramije Ukaj, Shpresa Zyrnaci,Vlora Rexhaj Morina, Xhyhere Vezaj Mackaj dhe Fetah Berisha . Aktiviteti mbrëshëm është mbajtur sipas kërkesave të IKPSH dhe kerkesave për tu mbrojtur nga virusi në mjediset e restorantit familjar “Mulliri” , Pos poetëve në këtë event morën pjesë edhe bashklëveprimtar të shumtë si Bashkim Gashi si dhe familja e Xhevat Berishës ku në emër ët familjes falenderoi I biri Dardan Berisha, Kurse këtë orë letrare financoi Malush Fanaj bashkëlufëtatarë I Xhevatit njëherit pronar I restorantit “Iliria “ në Vërmicë,/qendrapress.com