Ora letrare në 22-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit, Anif Muji.
Të mërkurën ,në orët e mbrëmjes, nga Shoqata e Artit dhe e Kulturës “Fidani”, në sallën e shoqërisë “Agimi”, u mbajt orë letrare. Ora letrare iu kushtua 22-vjetorit të rënies heroike të dëshmorit, Anif Muji. Në këtë takim, përveç krijuesve prizrenas, e të tjerë, morën pjesë edhe nxënësit e shkollës së mesme ekonomike “Ymer Prizreni”, të cilët, me poezitë e tyre kushtuar dëshmorëve, orën letrare e bënë edhe më të begatë. Me këtë rast, vajza e dëshmorit, nxënësve të pranishëm, dhe përgjithësisht, nxënësve të shkollës ekonomike u shprehu mirënjohje të veçantë./qendrapress.com/