Organizimi në Beograd për Pavarësinë e Kosovës, Sinani: Akt shumë domethënës

Këshilltarja politike e kryeministrit të Kosovës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Ardita Sinani, ka thënë se për herë të parë ndonjëherë, në Beograd u festua Pavarësia e Kosovës.Ky organizim u mbajt në rezidencën e përfaqësuesit të Kosovës në Beograd, Jetish Jashari, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Sipas Sinanit, njohja e realitetit nga Beogradi është një shans për demokratizimin e Serbisë. Ajo tha se ky akt i festës në kryeqytetin serb është akt domethënës.“Pikërisht sepse njohja e realitetit nga kryeqendra e Serbisë për Republikën e Kosovës, do të jetë shans për demokratizimin e Serbisë. Njohja e realitetit nga ana e Serbisë për Republikën e Kosovës dhe respektimi i parimit të reciprocitetit të të drejtave të pakicave në shtetet respektive, është garancë për paqe afatgjate të Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Sinani në Facebook. /Reporteri.net/.