Osmani: 14 prilli është datë e veçantë, kujtohen vuajtjet e dhunës seksuale gjatë luftës
Nën patronatin e presidentes Vjosa Osmani-Sadriu, u hap ekspozitë me rastin e 14 Prillit – Ditës së të Mbijetuarave të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. 14 prilli u tha se është datë e veçantë sepse kujtohen vuajtjet e dhunës seksuale gjatë luftës dhe sakrificës së grave dhe burrave. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka kërkuar që rastet e dhunës sekasuale gjatë luftës të raportohen para Komisionit. “Para një viti në po këto dit kam propozuar që 14 prilli të jetë dita e të mbijetuarave të dhunës seksuale. Shënimi i 14 prillit muaji edhe kur ka pas më së shumti dhunime do të ishte bashkim i zërave tonë” .Sot kemi zgjedh pikturën dhe këto imazhe do flasin më shumë se çdo fjalë se nëpërmjet tyre do shihet se si do donin ata ta shihnim botën. Dua të ju bëjë thirrje grave dhe burrave qe janë ballafaquar me dhunë të raportojnë para komisionit”, tha presidentja Osmani.