Osmani i pret nesër krerët e partive në sallën ku takohet kryesia e Kuvendit, njoftimi i Presidencës

Presidentja Vjosa Osmani i ka thirrur kryetarët e partive politike në një takim të premten në mesditë, teksa vendi po vazhdon përpjekjet për formimin e një qeverie të re gati nëntë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve.

Takimi do të zhvillohet në orën 12:00, në sallën C301 të Ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, sallë kjo ku takohet kryesia e Kuvendit.

Osmani i ftoi ata për takim konsultativ, pasi i mandatuari i parë nga ajo, Albin Kurti i partisë fituese Lëvizja Vetëvendosje, dështoi t’i fitonte votat e mjaftueshme në Kuvend të dielën për ta zgjedhur qeverinë e re.

Ajo duhet ta caktojë një mandatar tjetër për formimin e qeverisë brenda 10 ditësh nga dështimi i mandatarit të parë, sipas Kushtetutës.

Mediat do të kenë mundësi të marrin pamje në fillim të takimit