Osmani mori pjesë në ceremoninë inaguruese të Erdoganit

                                 Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.“Dje në Ankara, në ceremoninë inauguruese, e përgëzuam Presidentin Recep Tayyip Erdoëan për rizgjedhjen, duke shprehur përkushtimin e plotë të Republikës së Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve tonë”  ka shkruar presidentja Osmani, duke ndarë fotografi nga ceremonia.Ajo shtoi se gjatë ceremonisë, me liderë të tjerë e miq të Kosovës, ka bashkëbiseduar për rëndësinë e bashkëpunimit në këtë kohë përcaktuese për sigurinë e përbashkët.