Osmani në Tiranë: Në fund të vitit aplikojmë për statusin e vendit kandidat, BE të lëvizë nga fjalët në vepra 
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka arritur në samitin BE- Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë.Osmani para mediave tha se në këtë samit do të japë lajmin për aplikimin e Kosovës për statusin e vendit kandidat në fund të këtij viti, dhe tha se pret përkrahje.Osmani po ashtu foli edhe për procesin e liberalizimit të vizave, teksa tha se pret që në këtë proces, BE-ja të lëvizë nga fjalët në vepra. Osmani po ashtu ka thënë se Kosova është e kundërta e mentalitetit të shtetit të Serbisë, dhe është vendi më proevropian.“Është sipërmarrje e rëndësishme qoftë nga BE dhe Ballkani Perëndimor. Do të shfaqim këtë përbashkësi drejt BE për një proces. Jam këtu si udhëheqësja e një nga vendet më pro europian. E kemi treguar këtë në veprime kur vjen fjala për veprimet pro BE. Kemi dënuar agresionin rus. Na duhet që BE të lëvizë nga fjalët në vepra, siç është dhe liberalizimi i vizave për BE. Ky është një takim mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, dhe jo negociata mes Kosovës dhe Serbisë. Është proces ne që besojmë te njohja e ndërsjellët. Ajo se çfarë po ndodh është se Maqedonia dhe Shqipëria po ecin me ritmin për t’u integruar në BE. Ne do lobojmë për të ecur para për të përçuar mesazhe të forta të Ballkanit Perëndimor. Ose je krah Rusisë ose krah Ukrainës, dhe kjo duhet të vlerë. Ky është sinjali që BE do i dërgojë mesazh të qartë Ballkanit Perëndimor. Të jemi në krahun e duhur të historisë, kjo duhet pritur. Vuçiç është vazhdimësi e një mendësie të vjetër. Ajo çfarë po tregon Kosova këto ditë, është e kundërta e asaj që tregon Vuçiç, shtrin dorën për dialog. Edhe pse ata nuk kanë kërkuar falje për krimet.”, tha ajo. /Reporteri.net