Osmani: Nëse Kosova aplikon për në NATO, reagimi i Serbisë do të tërheqë vëmendjen

                        Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se vendi i saj ka bërë shumë analiza e veprime dhe ka ardhur te përfundimi që nisma “Ballkani i Hapur”, nuk i trajton gjitha shtetet e rajonit njëjtë dhe nuk është gjithëpërfshirës.Në intervistë për medien malazeze MINA, Osmani ka vlerësuar që nëpërmjet iniciativës “Ballkani i Hapur” presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq po vazhdon ta shtrijë qasjen e tij hegjemoniste dhe ta trajtojë rajonin e Kosovënsi partner të pabarabartë, duke mos e pranuar pavarësinë e saj.Duke folur për synimin e Kosovës që të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare si Interpol por edhe në NATO , Osmani sërish foli për fqinjin verior.“Kur Kosova të vendos të aplikojë për të hyrë në NATO, reagimi i Serbisë do të jetë diçka që definitivisht do ta tërheqë vëmendjen”, tha Osmani për MINA.Presidentja tha se Serbia sa më shpejtë duhet ta pranojë njohjen e ndërsjellë, sepse kjo do të jetë mirë “për ta por edhe për gjithë rajonin”.