Osmani nis sot vizitën në Bruksel
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, nis sot vizitën dy-ditore në Bruksel, njofton Insajderi.Osmani, pritet të takohet me Presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli edhe me Oliver Varhelyi, Komisionar për zgjerim dhe fqinjësi.Gjatë qëndrimit në Bruksel, Osmani do të takohet edhe me deputetët e Parlamentit Evropian që janë në Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian: Rainer Ëieland, zv.presidenti i PE-së, Lukas Mandl (EPP), Viola von Cramon- Taubade, raportuese për Kosovën në PE, Ilhan Kyuchyuk, nga Grupi Reneë dhe Andrey Kovatchev, nënkryetar i EPP-së. Ndërkaq të martën mbrëma, presidentja në detyrë do të zhvillojë një takim me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, ndërmjetësues në dialogun Prishtinë-Beograd.Në ditën e dytë të qëndrimit në Bruksel, Osmani të mërkurën do të takohet me presidenten e Dhomës së Përfaqësuesve, Eliane Tillieux dhe presidenten e Senatit të Belgjikës, Stephanie D’Hose