Osmani: Nuk pranojmë ide që prekin kufijtë tanë dhe e bëjnë Kosovën jofunksionale

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanin, me të cilin u pajtuan që marrëdhëniet bilaterale të thellohen edhe më tej, posaçërisht në sferën e ekonomisë dhe turizmit. Ministri Osmani ka theksuar se Maqedonia e Veriut do të qëndrojë krah Kosovës në rrugën e saj evropiane, duke shprehur mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe në BE. Në këtë kontekst, ai ka kundërshtuar idetë për rivizatimit të kufijve, duke theksuar se Marrëveshja e Ohrit, pavarësia e Kosovës dhe perspektiva euroatlantike e rajonit janë treguar modele të suksesshme.Presidentja ka ritheksuar se skenarë të tillë duhet ta parandalohen bashkërisht.“Nuk pranojmë ide që prekin kufijtë tanë dhe e bëjnë Kosovën jofunksionale”, ka theksuar ajo, thuhet në komunikatën e lëshuar për media.Në takim, ndër të tjera është biseduar edhe situata me pandeminë Covoid-19, në të dy shtetet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *