Osmani: Pas aktgjykimit të plotë të Kushtetueses caktohet data e zgjedhjeve

0

U.d. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas njoftimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimin e saj, ka përfunduar takimet me të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, njofton Zyra e Presidencës.


U.d së presidentit Vjosa Osmani ka thënë se posa të pranohet aktgjykimi i plotë i Kushtetueses do të caktohet data e zgjedhjeve. “Në takime është diskutuar për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Pas përfundimit të takimeve dhe diskutimeve përmbajtësore me të gjitha subjektet politike u.d. Presidentja Osmani ka theksuar se sapo palët ta marrin Aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese, menjëherë do të caktohet data e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme. U.d. Presidentja do të mbajë takime edhe me KQZ-në si dhe institucione të tjera relevante në mënyrë që organizimi i zgjedhjeve të bëhet sipas standardeve më të larta”, thuhet në komunikatë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *