Osmani pas takimit me Stoltenberg: Shpreha vullnetin tonë për t’iu bashkuar NATO-s

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit që ka zhvilluar sot me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se kishte kënaqësi për ta mirëpritur sërish atë në Kosovë.Osmani në një postim në Twitter, ka shkruar se Stoltenbergut i ka shprehur mirënjohjen për përpjekjet historike dhe të vazhdueshme të NATO-s, për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon.“Një kënaqësi për të mirëpritur sërish sot në Kosovë, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s , Jens Stoltenberg. Unë shpreha mirënjohjen tonë për përpjekjet historike dhe të vazhdueshme të NATO-s për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë, si dhe angazhimin dhe vullnetin tonë për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për t’u bashkuar me Aleancën”, ka shkruar Osmani.Në këtë takim Osmani ka falënderuar .Stoltenberg edhe për mbështetjen e KFOR-it për trajnimin e FSK-së, e cila procesin e tranzicionit në Ushtri po e kryen konform standardeve të NATO-s, duke qenë e denjë për t`u bërë pjesë e kësaj organizate. Zonja Osmani ka përmendur edhe mbështetjen e KFOR-it dhënë komunave në përballje me pandeminë COVID-19.Më tej,Osmani ka potencuar se e ardhmja e Kosovës është në BE, NATO dhe OKB.“Ne po punojmë me përkushtim që të anëtarësohemi në NATO. Kemi nevojë për mbështetjen e kësaj organizate edhe me anëtarët e NATO-s, të cilët nuk e njohin Kosovën”, ka theksuar Osmani.Ndërkaq në kontekstin e sigurisë rajonale, Presidentja ka përmendur edhe rrezikun nga ndikimi rus në Ballkan, ndaj e ka konsideruar anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë tejet të rëndësishëm.Ndryshe Stoltenberg është pritur në takim edhe nga kryeministri Albin Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *