Osmani për Ahtisaarin: Skaliti kornizën e shtetit tonë, do të mbetet përherë në analet e historisë së Republikës së Kosovës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar për vdekjen e Martti Ahtisaarit përmes një postimi në Facebook, derisa e ka quajtur figurë madhështore të skenës globale politike, shkruan Reporteri.net.
Ajo ka thënë se Ahtisaari ishte njeriu që tërë jetën e tij ia kushtoi paqes, diplomacisë dhe të mirës për njerëzimin.
“Ai skaliti kornizën e shtetit tonë, teksa emri i tij do të mbetet përherë në analet e historisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar mes tjerash Osmani në Facebook.
Postimi i plotë:
Sot iku nga kjo botë një figurë madhështore e skenës globale politike, kryenegaciatori për statusin e Kosovës, ish-presidenti i Finlandës, Martti Ahtisaari.
Presidenti Ahtisaari ishte njeriu që tërë jetën e tij ia kushtoi paqes, diplomacisë dhe të mirës për njerëzimin dhe që pati ndikim të jashtëzakonshëm për të tashmen dhe të ardhmen tonë!
Ai skaliti kornizën e shtetit tonë, teksa emri i tij do të mbetet përherë në analet e historisë së Republikës së Kosovës.
Paqebërësi dhe vizionari do të mbetet përherë në kujtimet e popullit të Kosovës!