Osmani: Presim që certifikimi i rezultateve të ndodhë sa më shpejt
Presidentja në Detyrë, Vjosa Osmani, ka deklaruar se pret që certifikimi i rezultateve të ndodhë sa më shpejt dhe të respektohen te gjitha procedurat ligjore në këtë proces.Nëpërmjet një postimi në Facebook, Osmani tha se takuar ambasadorët e QUINT-t pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.“Gjatë këtyre ditëve kam takuar ambasadorët e QUINT-it (SHBA, Gjermani, Mbretëri e Bashkuar, Francë, Itali) si dhe atë të Bashkimit Evropian. Në të gjitha këto takime, është vlerësuar lart pjesëmarrja e madhe e qytetarëve të Kosovës në procesin zgjedhor të 14 shkurtit si dhe vullneti i tyre i qartë për ndryshim”, tha ai.Osmani shtoi se nuk do të devijojnë nga rruga për të cilën i kanë votuar qytetarët.“Qytetarët e kanë ndërtuar rrugën tonë përpara, nga e cila nuk do të devijojmë në asnjë moment e në asnjë rrethanë. Përgjatë viteve në vijim, prioritetet tona do të jenë zgjidhja e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë për çdo ditë, duke mbrojtur, në të njëjtën kohë, interesat e vendit tonë edhe jashtë kufijve e duke ndërtuar një imazh për shtetin me të cilin do të ndihen krenarë të gjithë qytetarët tanë por edhe aleatët tanë”, tha Osmani,