Osmani tregon nëse do ta nënshkruajë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti

0

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar nëse do të nënshkruajë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti, nismë kjo e Lëvizjes Vetëvendosje, njofton Insajderi.

Kryekuvendarja Osmani ka thënë se ende nuk kanë diskutuar me VV-në për këtë çështje, ndërkohë që theksoi edhe se nuk ka lobuar asnjëherë kundër Qeverisë aktuale në Kuvend.

Osmani tutje ka thënë se institucioni që ajo udhëheq ka kryer punët gjatë sesionit pranveror, por Qeveria ka dështuar në miratimin e ligjeve dhe sigurimin e shumicës parlamentare.

Ajo tha se gjatë këtij sesioni për çështje nacionale duhet të ketë përafrim të qëndrimeve mes grupeve parlamentare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *