Osmani uron Trumpin për fitoren: SHBA mbetet partneri i palëkundur dhe aleati i domosdoshëm i Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar kandidatin republikan, Donald Trump, i cili sipas votave të deritanishme është duke prirë me vota për president të SHBA-së.

Osmani në platformën “X”, ka uruar Trumpin në emër të popullit të Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, i shpreh urimet tona të përzemërta Donald  Trump dhe JD Vance për zgjedhjen e tyre si president dhe zëvendës president i Shteteve të Bashkuara”, ka pohuar presidentja.

Ajo ka shtuar tutje se SHBA mbetet partneri i palëkundur dhe aleati i domosdoshëm i Kosovës.

“Mezi pres të punoj me administratën e re për të thelluar më tej lidhjen tonë unike dhe aleancën strategjike. Zoti e bekoftë Amerikën, liderin e botës së lirë”./Telegrafi/