OVL Dega në Prizren, nderon më mirënjohje Komandant ‘’Vlora’ dhe mjekin e luftës Dr ,Xhemil Alizoti
Në zyret e OVL- së Dega në Prizren, kryetari I kësaj organizate Isa Berisha , nënkryetari Malush Famaj. Ish kryetari o OVL-së tani anëtarë kryesie; Selim Krasniqi, Alush Shala dhe Sefë Morina sot, kanë pritur në një vizitë ish komandatin i Bataljonit të viteve 1990-ta Leonrad Beqirin me pseudonimin Komandant ‘’Vlora’’, si dhe major Xhemil Alizoti mjekë të luftës së UÇK-së , të cilët me këtë rast kanë vizituar OVL Dega në Prizren. Gjatë këtij takimi të ngrohtë janë shkëmbyer evokime atdhetrie dhe evokime nga përgaditjet luftarake që ishin udhëpërshkrim I luftës së lavdishme të UÇK-së . Në nderim të këtij kontributi të madh me këtë rast OVL- Dega në Prizren në shenjë mirënjohje për kontributin në luftën e UÇK-së ka ndarë nga një mirënjohje për Komandant ‘’Vlora’, Leonrad Beqirin si dhe për Majorin Xhemil Alizoti, mjekë I luftës së UÇK-së, Nga ky takim vëllazëror u ndanë edhe shumë falenderime për konriubutin e dhënë për lirinë e Kosovës