OVL e UÇK njofton të gjithë qytetarët, veteranët, familjarët e dëshmorëve dhe të gjithë të interesuarit se për demonstratën e datës 13 dhjetor 2025, që do të fillojë në ora 13:00 në Shkup, nuk do të ketë organizim me autobusë.

Sot u mbajt mbledhja e Këshillit Drejtues të Organizatës, e cila kishte tri pika të rendit të ditës:

1. Raporti i punës së organizatës

2. Përgatitjet për demonstratën që do të mbahet më 13.12.2025 në Shkup

3. Të ndryshme

OVL e UÇK njofton të gjithë qytetarët, veteranët, familjarët e dëshmorëve dhe të gjithë të interesuarit se për demonstratën e datës 13 dhjetor 2025, që do të fillojë në ora 13:00 në Shkup, nuk do të ketë organizim me autobusë.

Të gjithë pjesëmarrësit janë të ftuar të udhëtojnë individualisht me vetura.

Kryesia e OVL-UÇK Prizren falënderon të gjithë, pa përjashtim, për përkrahjen dhe angazhimin e vazhdueshëm në këto demonstrata, të cilat po organizohen në mbrojtje të vlerave të luftës, në mbrojtje të Republikës dhe kundër padrejtësive të mëdha që po ndodhin në Hagë ndaj krerëve te UÇK – se . Me respekt krytari i OVL e UÇK – se Prizren I.B.