OVL-UÇK i kërkon takim Presidentes Osmani lidhur me Ligjin për pagën minimale

                                  Javën e kaluar Kuvendi i Kosovës votoi Ligjin për Pagën Minimale, por jashtë këtij ligji janë lënë Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Këta të fundit i kanë kërkuar presidentes së vendit, Vjosa Osmani një takim. Kjo është bërë e ditur përmes një postimi nga Faton Klinaku nga OVL-ja.  ‘’Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, sot i kanë dërguar kërkesë për takim zyrtar Presidentes së Republikës së Kosovës Dr. Vjosa Osmani Sadriu, lidhur me çështjen e miratimit nga Kuvendi i Kosovës, të ligjit për pagën minimale, me anë të të cilit janë përjashtuar veteranët e luftës së UÇK-së’’ thuhet në postimin e Klinakut.