Pa kryeministrin Kurti, sot mbahet takimi për Asociacionin i Ambasadës amerikane
Me kërkesë të Ambasadës amerikane, përfaqësues të institucioneve të shtetit e opozitës do të takohen sot në një diskutim për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.Të zgjedhurit e partive opozitare kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takim. Atyre do iu bashkangjiten edhe përfaqësues nga Presidenca, Kryeministria dhe Kuvendi. Në takim marrin pjesë edhe nga shoqëria civile. Ndërsa, kryeministri Kurti nuk është ftuar.Ftesa për takim e Ambasadës amerikane, takim ky i iniciuar nga ambasadori Jeff Hovenier, u bë publike një javë më parë. Nga Ambasada bënë të ditur se po thirrin një takim me ekspontentë nga sfera politike në Kosovë, liderë e përfaqësues nga shoqëria cilvile që të diskutohet për një “çështje me rëndësi”, pra themelimin e Asociacionit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Anipse vetë liderët e tyre nuk do të jenë prezentë, të tri partitë opozitare kanë përzgjedhur nga një përfaqësues që do ta dërgojnë në këtë takim, i cili do të mbahet në selinë e Ambasadës amerikane në Kosovë.Zëdhënësi i PDK’së, Faton Abdullahu ka konfirmuar se vetë Memli Krasniqi nuk do të mund të shkojë, pasi do të jetë për vizitë në ShBA, por se do ta delegojë një përfaqësues të lartë nga partia.Marrë parasysh se edhe Haradinaj aktualisht po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe nga AAK’ja do të përzgjedhet një përfaqësues.Edhe nga LDK’ja se një përfaqësues nga strukturat e partisë do të marrë pjesë në takimin për Asociacionin.Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe nga Zyra e Kurtit, Osmanit, e Konjufcës.Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të Glauk Konjufcës do të jetë përfaqësues i Kryeparlamentarit në takimin për Asociacionin të thirrur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, që parashihet të zhvillohet ditën e nesërme.Kjo është konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net nga vetë Ilir Kërçeli, gjatë ditës së djeshme.“Po unë do të jem në takim”, tha shkurtimisht, për Reporteri.net, shefi i kabinetit të Konjufcës.Përfaqësues në këtë takim të thirrur nga Ambasadori Jeff Hovenier, e ku do të diskutohet rreth krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, do të ketë edhe nga Presidenca e Kosovës. Kjo për Gazetën Online Reporteri.net është konfirmuar javën që shkoi nga këshilltari për media i Vjosa Osmanit, Bekim Kupina. Por se nuk ka bërë të ditur se kush do të jetë përfaqësuesi nga kabineti i Presidentes Osmani.Ndërsa, pjesë e këtij takimi nuk do jetë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Vetë ky i fundit ka treguar se nuk ka marrë një ftesë të tillë nga amerikanët.“Unë nuk jam ftuar në atë takim, por ata që janë ftuar, le të shkojnë në atë takim dhe le ta diskutojnë”, njoftoi shefi i ekzekutivit javën që shkoi.Por për dallim nga i pari i Qeverisë, dy zëvendësit e tij janë ftuar në këtë takim. Emilja Rexhepi e ka konfirmuar pjesëmarrjen, derisa edhe Besnik Bislimi pritet të jetë aty, ndonëse nuk ka konfirmim zyrtar për të.Zëdhënësi i Qeverisë, Perparim Kryeziu, po ashtu ka deklaruar se anipse Kurtit s’i kanë çuar ftesë, në diskutim për Asociacionin, nga Ambasada është ftuar Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi.Po ashtu, se do të shkojë në këtë takimin në Dragodan, ka njoftuar edhe Ministri serb i Qeverisë Kurti, Nenad Rashiq.Të pranishëm janë edhe pjesëtarë të shoqërisë civile dhe ekspertë tjerë. Ndër ta, pjesëmarrës do të jenë përfaqësues nga Instituti Demokratik i Kosovës.Kujtojmë se Fondacioni “Friedrich-Ebert-Stiftung” dhe “Instituti Evropian për Paqe” kanë publikuar sot draft-statutin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.Sipas këtij draft-statuti, Asociacioni do të formohet në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Drafti në fjalë që i ka 18 nene, përgjithësisht është i ngjashëm me atë të mëparshmin që ishte rishfaqur në publik muaj më parë. Veç se në këtë draftin e ri, Asociacioni është riemërtuar në “Asociacioni i Komunave në të cilat komuniteti serb kosovar është shumicë