Pa panik: Kjo është arsyeja që numri i të infektuarve doli shumë i madh

0

418 është rekordi i të infektuarve për një ditë në Kosovë, shifra këto që nuk janë shënuar asnjëherë që nga fillimi i pandemisë, shkruan Reporteri.

Mirëpo, një nga arsyet pse në Kosovë kishte numër kaq të madh të rasteve është edhe numri rekord i testimeve. IKSHPK njofton se në 24 orët e fundit janë testuar testuar 1608 mostra.

Ky është numri më i madh i testimeve të kryera deri më sot.

Ndryshe, pas shifrave alarmante të të infektuarve në 24 orët e fundit, ka reaguar edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. IKSHP-ja ka apeluar te qytetarët, institucionet publike e private, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *