Pa rrymë qe 24 orë, në Prizren
Banorët e e lagjes ‘Pantelia ‘’ në Prizren’’mbeten 24 orë pa rrymë .Njëri nga përfaqësuesit e lagjes, Kastriot Gashi, tha se do të protestojnë në shenjë pakënaqësie pasi janë bërë më shumë se 24 orë që janë pa energji elektrike dhe nuk kanë asnjë përgjigje nga KEDS-i.“Prej dje nga ora 16:00, nuk kemi rrymë. Shumica e banorëve kjetojne me semunje te ndryshme rrymë. KEDS-i nuk na lajmërohet ndonëse e kemi thirrur të gjithë banorët, madje edhe kemi shkuar edhe aty. Asnjë përgjigje nuk kemi. Halli jonë është që rrymë nuk kemi, e as përgjigje nuk kemi dhe nuk e dimë ku është problemi”.Meqë shumica e banorëve Kryefamiljarët.“Shumica i kemi larguar familjet nga shtëpitë dhe i kemi dërguar te të afërmit. Ne po rrimë, sepse duhet të jetë dikush në shtëpi për shkaqe sigurie. Problemi më i madh është që askush nuk na jep përgjigje”Edhe ne Prishtine ka pasur pritestë.Ai ka thënë se nëse edhe pas kësaj proteste nuk do të marrin përgjigje nga KEDS-i do të detyrohen që të ndërmarrin hapa edhe më drastikë.“Ne jemi në hall dhe në shenjë do te protestjme kemi dalë këtu. Në rast se nuk na përgjigjet askush nga KEDS-i, ne do ta bllokojmë rrugën kryesore në lagjen Veternik. Nuk kemi rrugëdalje tjetër. Le të na përgjigjet dikush pse nuk kemi rrymë”.Edhe një banor tjetër i kësaj lagje ka thënë se mungesa e energjisë elektrike për shumë orë ka bërë që të largojnë familjet nga shtëpitë. “Sigurisht që na ka shkaktuar vështirësi se është dashur që të largohen familjarët. Kemi edhe pleq. Duam një përgjigje se kur do të kemi rrymë dhe jemi të pajtimit të ketë reduktime si te të gjithë, por jo në këtë mënyrë”.