PA TEKI DËRVISHIN, LETËRSIA JONË KOMBËTARE DO TË ISHTE NJË PROVINCË KULTURORE E EUROPËS/ Shkruan ;Emin AZEMI

    Emri i Teki Dërvishit nuk është thjeshtë një adresë për dërgesa të zakonshme. Emri i tij përfaqëson një kuptim më të thellë për letërsinë, për artin, për kulturën dhe jetën tonë kombëtare përgjithsësisht. Ai, fatkeqësisht është ende i pastudiuar dhe për pasojë veprat e tij nuk janë bërë pjesë e komunikimit tonë letrar e kulturor. Sidomos brezi i ri as që ka haber se kush është Teki Devishi dhe për një komb dhe një shoqëri nuk ka degradim më të madh kur mungojnë “senzorët” për të detektuar vlerat e mirëfillta. Nëse Teki Dërvishi mbetet jashtë këtij observimi, atëherë mund ta marrim me mend se kush e zë vendin e tij: tallavaja në gazetari, shundi në muzikë, epigonizmi në letërsi dhe pseudoshkenca në studimet tona.

Teki Dërvishi shkëlqeu në të gjitha zhanret, por ai ishte poet dhe dramaturg i lindur. Lirika dhe dramatika e Teki Dervishit janë dy vokacione të të njëjtjes fushë magnetike krijuese, por në vetvete paraqesin dy shkolla të konsoliduara estetike, që për fat të keq ende kanë mbetur të patrajtuara dhe të panjohura gjithaq, sa nga studiuesit, poaq edhe nga lexuesit.

Përfshirja e krijimtarisë së Teki Dërvishit në studimet tona letrare, qofshin ato në katedrat universitare, qofshin në projekte autoriale, si dhe përkthimi i veprave të tij në gjuhë të huaja, do të ishte detyrimi më i madh moral i yni ndaj tij, sepse vetëm në këtë mënyrë kultura jonë kombëtare ngrihet në një nivel edhe më të lart, atje ku Europa tashmë ka arritur të zhvillojë një sens solid të akceptimit të vlerave supreme letrare e artsitike.

Pa Teki Dërvishin, letërsia jonë kombëtare do të ishte një provincë kulturore e Europës./ea/transmeton/QendraPress/