Pa tekste shkollore në Shkollat Shqipe në Maqedoni, nuk mund të ketë reforma ministër ….!Shkruan- Naim Kurtishi,Pedagog-.Tetovë
E filloj me një shkrim të një udhëheqësi- arsimor cituar të ketë thënë… ‘’Ne kemi bërë gjithçka për arsimin që ka qenë e mundshme që t’ua bëjmë mësimdhënien sa më të lehtë mësimdhënësve tanë.'” Një gjë tekë ne nuk ndodh ……. ! Mungesa e librave për nxënësit po ndihet mjaft nga më të vegjlit ,ku pjesa me e madhe e tyre nuk mund ta kuptojnë se si mund të zhvillohet nje orë mësimi pa libra .Nuk ka asnjë diskutim e hamendësim që nxënësit pse mos t ë themi edhe mësimdhënsit janë dëmtuar shumë dhe po zhvlerësohet tej mase kredibiliteti i arsimit. Maqedonisë ,ministrisë se arsimit urgjentisht i duhet një debat i gjerë për arsim, ku do të përfshiheshin sa më shumë mësimdhënës që të jetë e mundur. Pjesa kryesore e këtij debati duhet të fokusohet në librat shkollorë ku realishtë nuk kemi para nxënësve edhe pse jemi në gjysmvjetorin e vitit shkollor . Dërgimi i librave në kohë ,përmirësimi i librave shkollorë duhet të bëhet prioritet. Ata duhet të përmirësohen duke përdorur praktikat më të mira: me fokus grupe, krahasime ndërkombëtare, mendime të mësimdhënësve nga terreni si dhe pilotim nëpër shkolla. “Edhe pse flitet për reforma, reforma kupton ndryshime për çdo vit, por te ne kjo nuk po sjell cilësi,ministër përkundrazi për çdo vitë po kemi rënie, sidomos në arsimin fillor të fitimit të njohurive”. Pa tekste shkollore nuk mund të ketë reforma ministër ….! Pedagog: Naim Kurtishi . Tetovë