Pacolli: Agjëroj që fëmijë, tani më mungojnë prindërit që agjëronim bashkë
Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, u ka uruar të gjithë besimtarëve agjërim sa më të lehtë.Pacolli mes tjerash ka njoftuar se agjëron që fëmijë, teksa tani i mungojnë prindërit me të cilët agjëronte bashkë.“Për gjithçka në jetë, i jam gjithmonë mirënjohës krijuesit tonë. Nuk ka muaj më të rëndësishëm për mua sesa muaji i shenjtë i Ramazanit. Uroj të kaloni agjërim sa më të lehtë”.“Unë agjëroj që fëmijë. Një ndjesi e mirë. Megjithatë, më mungojnë prindërit me të cilët kam agjëruar gjithmonë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.