Pacolli: Ata që më kanë braktisur me dashkeqësi, kanë tentuar të lëndojnë ose më kanë tradhtuar, kanë dështuar
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli me anë të një postimi ka thumbuar njerëzit që e kanë tradhtuar atë.Ai ka thënë se njerëzit që e kanë braktisur, kanë tentuar ta lëndojnë apo tradhtuar, kanë dështuar, transmeton Reporteri.net.Nuk dihet se saktësisht për cilët persona e ka pasur fjalën i pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.“Tradhëtia, pabesia, mosmirënjohja, gënjeshtra, shpifja, gjuha e ndyrë etj, ndikojnë negativisht në kualitetin e jetës dhe kthehen gjithmonë si “bumerang” në kurriz të secilit. Në përvojën time, njerëzit që më kanë braktisur me dashakeqësi kanë tentuar të më lëndojnë ose më kanë tradhëtuar në jetë, kanë dështuar çuditërisht. Unë besoj se njerëzit e mirë shpërblehen dhe të këqinjtë ndëshkohen nga jeta. Herët apo vonë”, ka shkruar Pacolli në postimin e tij