Pacolli i fton politikanët shqiptarë që të ulin tensionet: Lëreni inatet dhe punoni së bashku

0

                                          Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se nuk duhet të ketë tensione mes politikanëve të Kosovës dhe Shqipërisë.Deputeti në një postim në Facebook ka ftuar politikanët e të dyja shteteve që të ulin tensionet dhe t’i lënë mënjanë inatet politike. “Prandaj, politikanët e Kosovës duhet menjeherë të fillojnë e të veprojnë me kolegët e tyre ne Shqipëri bashkarishtë, pa arrogancë dhe emocione të harmonizojnë veprimet  e tyre, gjithmonë në interes të qytetarëve e sidomos të Shtet- ndertimit të Kosovës”, shkroi ai.

Statusi i plotë i tij:

Pa pretendime politike, mbështetje, kritikë apo preferencë ndaj askujt, e kam më se të nevojshme të ftoj përfaqësuesit e institucioneve të dy vendeve tona (Shqipërisë dhe Kosovës) që të ulin tensionet,  të lënë mënjanë inatet dhe teket  dhe interesat personale dhe të fillojnë të punojnë së bashku e të harmonizojnë dhe koordinojnë të gjitha veprimet politike, në një kohë kur mbështetja për Kosovën nga Shqipëria, është më se e nevojshme.Unë besoj se për shkak të “rivaliteteve personale” krerët e shteteve nuk duhet të ndërmarrin asnjë veprim që mund ta dëmtojë Kosovën ose ta privojnë atë nga rrugëtimi i saj, veçanërisht kur ajo gjindet në “udhëkryqin e madh”.Çdo pretendim për të “sfiduar rivalin” midis udhëheqësve politikë të Kosovës dhe Shqipërisë do të ishte një humbje për Kosovën e jo për Shqipërinë, pasi është e qartë se Shqipëria është në një pozitë më të fortë se Kosova, duke filluar me faktin se Shqipëria është një shtet, de facto dhe de jure, anëtare e të gjitha organizatave botërore dhe e njohur nga e gjithë bota, me një traditë të gjatë politike, është ekonomikisht më e fortë, ka shumë më tepër burime natyrore sesa Kosova dhe qëndron gjithashtu fakti i padiskutueshme që çdo ditë Shqipëria po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme në Rajon dhe më gjerë.Prandaj, politikanët e Kosovës duhet menjeherë të fillojnë e të veprojnë me kolegët e tyre ne Shqipëri bashkarishtë, pa arrogancë dhe emocione të harmonizojnë veprimet  e tyre, gjithmonë në interes të qytetarëve e sidomos të Shtet- ndertimit të Kosovës.  …Nuk ka asnjë Shqipëtar apo përfaqësues politik shqiptar që nuk e do Kosovën!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *