Pacolli: Nuk fjeta deri në orën 3 të natës, pos votës time, koalicionit aktual i sigurova edhe dy vota të tjera për Vjosa Osmanin

0

Për herë të parë biznesmeni i njohur kosovar ka rrëfyer në detaje përpjekjet e tij e që më pas si duket patën edhe sukses për sigurimin e së paku dy votave PRO Vjosa Osmanit. Për herë të parë Pacolli ka treguar komunikimet që kishte me këta dy deputet, një shqiptar e tjetrit nga pakicat serbe.“E di se nuk kam fjetur deri në orën 3 të asaj nate dhe për mua do të thotë ora 3 të asaj nate ka qenë e qartë se të nesërmen se do të zgjedhet presidenti. Unë kam qenë në komunikim me zonjën Albena Reshitaj, por edhe me deputetin e Listës Serbe Adem Hoxha, besoj se kam ndihmuar, sa është ai kontribut se di… por kam qenë i involvuar tërë kohën dhe në një far mënyre i kam informuar eksponetet e koalicionit ( Kurti e Osmanin) se cdo gjë do të jetë në rregull”, ka thënë Pacolli në Blic Intervista.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *