Pademia më së shumti ka ndikuar në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe zejtarë

0

        Mr. Afrim Tejeci , lidhur me debatin se Kosovës , a i duhet pako ekonomike dhe  pako e ndihmës,Apo në të kundërtën dimëri që po vije  do te jetë viti me i vështirë i shekullit? Ai shkruan;-‘” Bizneset tani të vetmin shpresë e kanë nga Qeveria.Kaluan shumë muaj që ekonomia Kosovare është në vështërsi,të pakta janë ato biznise, që nuk janË të prekur nga pademia.

BiznEset kanë vështërsi në sigurimin e pagave dhe kjo për fat të keq ende po vazhdonë. Nese nuk merret me seriozitet mbështetja ekonomisë sektori privat atëherë problemet do të jenë më serioze e të vështira.

       Pademia më së shumti ka ndikuar në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ,zejtare si pasojë e së cilës kemi shuarjen e shumë veprimtarive nga pamundësia e përmbushjes së detyrimeve të tyre financiare. Me shuarjen e veprimtarive të shumtë kemi edhe rritjen enorme të papunësisë e cila sjellë,  apo më mirë të themi shton varfërinë  dhe skamjen në Kosovë e cila me varfëri ia kalon shume shteteve në Evropë dhe botë.

      Definitivisht, Kosova është duke u ballafaquar me një sfidë shumë të vështirë ekonomike sociale me çka edhe imazhi i vendit po rrezikohet. Dhe në këtë situatë, ende nuk ka gatishmëri dhe vullnet politik për të përkrahur pakot e rimëkëmbjes e cila po vonohet.

        Është i pa kuptimtë sjellja e papërgjegjshme e  deputetëve gjë që na bënë të dyshojmë dhe të pyetemi se  me të vërtetë a janë  këta të zģjedhurit tanë që jepnin premtime per zhvillim ekonomik, hapjen e vendeve të punës dhe luftimin e varfërisë.

 Deri kur ky popull do të punon për deputetet, të cilët në ditët me të vështira e lejnë bizneset dhe popullin në mëshiren e tyre.

      Sot, deputetet duke humbur kohë për të gjetur arsye për dështim,nuk dëshirojnë të gjejnë zgjidhje se si të dilet nga kjo situatë për realizimin e pakove të rimëkembjes.Rritja e numrit të infektuarëve  e vështirson punën  e  gjetjen së zgjidhjes për situatën në të cilën jemi detyron qeverinë për  vazhdimin e masave,për të ruajtur shendetin e popullit për mos perhapjen e pandemisë dhe kemi ende shumë biznise që nuk munden të ushtrojnë veprimtaritë e tyre .

Vendet e rajonit janë shumë para nesh ne strategjinë e ndihmës ndaj  biznesit privat.

Me shpresë që pakot e rimëkëmbjes sa më shpejtë do të dalin ndihm bizniseve pasojat të jenë më të vogla,çdo vonesë do të ketë pasoja të vështira”/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *