Paga minimale / Deputeti i VV-së: Qeveritarët harxhojnë naftë më shumë sesa paga minimale në Kosovë, qasje e Muratit e pamatur

                         Më shumë se 365 ditë apo një vit kanë shkuar që kur Qeveria e Kosovës saktësisht Kuvendi i Kosovës kishte miratuar në lexim të parë projektligjin për pagën minimale, raporton Gazeta Blic. Propozimi i Qeverisë që drejtohet nga Albin Kurti, ishte që paga minimale në Kosovë duhet të jetë 264 euro.Një vit pas, gjithçka ka mbetur propozim dhe se projektligji për pagën minimale ka kaluar vetëm një procedurë në Kuvendin e Kosovës – atë të leximit të parë.Por një vit pas, gjërat duket se do të shkojnë edhe më keq. Albin Kurti e Hekuran Murati po mendojnë që këtë projektligj ta tërheqin nga Kuvendi i Kosovës duke e kthyer atë në pikën zero.Pas një viti që projekt ligji ka “ka mrizuar” zyrave të Kuvendit të Kosovës, ka qenë një deputet pikërisht i partisë në pushtet që ka insistuar disa herë që ai të sillet në Komisioni për Buxhet dhe Transfere, ku aty pati edhe një propozim që paga minimale të jetë 450 euro. Propozimi si i tillë mori votat e mjaftueshme në KomisionNë momentin që propozimi për pagën minimale të jetë 264 euro bruto dhe mos përfshirja e veteranëve të luftës në këtë ligj, kishte bërë që këta të fundit për ora të tëra të bllokojnë hyrjet e Kuvendit të Kosovës vitin e kaluar duke pamundësuar kështu që deputet e Lëvizjes Vetëvendosje të hyjnë në kuvend. 365 ditë më vonë, veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pa asnjë dyshim e kanë konkludimin se pse ky ligj nuk ka kaluar në lexim të dytë.Partitë politike që janë pjesë e Kuvendit të Kosovës kanë pasur propozime të ndryshme se sa duhet të jetë paga minimale në Kosovë.Dikush kishte propozuar 350 euro, dikush 370, dikush tjetër 450, por që asnjë nga propozimet e opozitës nuk kishin kaluar në komision.Një profesor i ekonomisë ka përmendur në detaje se sa është paga minimale në vendet e rajonit dhe kështu i ka propozuar edhe Qeverisë së Kosovës që ajo të jetë e njëjtë si në vendet përreth.
Janë diku mbi 60 mijë persona në Kosovë që vazhdojnë të marrin pagën minimale bazuar në ligjin aktuale, e që i bie në muajt të marrin 130 deri në 170 euro pagë.Nga sektori privatë kanë thënë se propozimi për 450 euro pagën minimale në muaj do të ishte I arsyeshëm për mbulimin e kostos për një muaj për një familje.Expose në këto minutat në vazhdim do të sjell detaje dhe prapaskena se si projektligji për pagën minimale nuk u jetësua kurrë në Kuvendin e Kosovës, mundësitë që ai të kthehet në pikën zero dhe si do të veprojnë kategoritë e dala nga lufta, në rast se ata nuk përfshihen, kurdo që ligji mund të shkojë dhe kalojë në Kuvendin e Kosovës.Por çka ndodhi që ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati të shkoj aq larg sa ta thotë publikisht që projektligji për pagën minimale mund të tërhiqet nga Kuvendi me kërkese të Qeverisë.Ka qenë pikërisht një propozim i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Eman Rrahmani që paga minimale 450 euro të kaloi në komisionin për buxhet dhe Transfere.Si i tillë propozimi kishte marrë vota të mjaftueshme për t`u dërguar në Kryesinë e Kuvendit dhe më pas të procedohet për votim në Kuvend.Hekuran Muratit as propozimi për 450 euro e as kalimi në komision në buxhet të Transfere nuk i kishte pëlqyer – kjo për faktin se Eman Rrahmani shpeshherë ka qëndrime të kundërta e mospajtime me partinë që i takon e që qeverisë më vendin – Lëvizjen Vetëvendosje.Eman Rrahmani për Expose, ka dhënë detaje të pathënë se pse po vonohet ky projektligj dhe përpjekjet e tij, që ai të vie në Kuvend për votim.

Në rast se paga minimale nuk do të jetë 450 euro, sipas njerëzit që do të ikin nga Kosova drejt vendeve të Perëndimit do të jenë në shifra alarmante.“Po mendoj vonesa edhe shtyrja ka qenë për shkak të tentativës së Qeverisë për t`u dakorduar me veteranët e luftës që të arrihet një marrëveshje, mirëpo vonesa kaq e madhe ka qenë edhe një prej shqetësimeve të mia, ku ka më shumë se një muaj që kam kërkuar nga kryetari i komisionit që ta fut në rend të ditës dhe në mbledhje të komisionit të trajtohet dhe procedohet për lexim të dytë në Kuvend”.”Pas dy – tri kërkesave, kryetari ka pranuar dhe e ka sjell në Kuvend, ku kemi diskutuar e propozuar amendamentet dhe propozimet tona si deputet dhe anëtarë të komisionit, të cilat disa kanë kaluar dhe po presim që ky projektligj të procedohet në Kuvend për lexim të dytë. Propozimi im ka qenë që paga minimale të jetë 450 euro bruto për shkak se unë mendoj se jemi në një situatë ku duhet të gjithë pa marr parasysh orientimeve politike, qoftë pozitë opozitë, të bëhemi bashkë rreth një angazhimi që t`i ndalim të rinjtë të ikin nga vendi. Dhe sot shohim në shumicën e vendeve, lokale që po vendosen sitckersa ku kërkojnë punëtorë dhe problemi do të jetë më i madh në të ardhmen, nëse nuk marrim, ndoshta edhe hapa radikal të ngritjes së minimumit të jetës në vendin tonë”, thotë ai, raporton Gazeta Blic.Sipas tij, në krahasim me rajonin, jemi shumë mbrapa.”Në Shqipëri paga minimale është mbi 420 euro, Maqedoni është 480 euro dhe si treg ne nuk mund të mbijetojmë duke mos iu ofruar kushte minimale punëtorëve , andaj edhe kam propozuar që paga minimale të jetë 450 euro bruto, ku të paktën do të jetë një mbijetesë ekonomike, ku secila familje me të hyrat që i krijon, nuk po i krahasoj shtetet e Evropës për pagën minimale, mirëpo të paktën duhet të krahasohemi me vendet që i kemi përreth. Sot vendi ynë vuan për punëtorë profesional dhe kompani të ndryshme serioze qoftë në ofrimin e shërbimeve, qoftë edhe të punëve të tjera që ju duhen profesionale dhe duhet përveç vendimeve tona si Kuvend dhe të Qeverisë, ju kisha bërë thirrje kompanive private që të fillojnë t`i ngrisin pagat në mënyrë që ata t`i mirëmbajnë bizneset e tyre. Në qoftë se vazhdohet kështu, do t`u ofrohen edhe paga më të lartë dikur, por s`do të gjejnë punëtorë…”, tha ai.Paga minimale në Kosovës ka më shumë se një dekadë që nuk ka lëvizur.Rritja e çmimeve të produkteve bazike ka rënduar edhe më shumë jetën e qytetarëve të Kosovës të Kosovës.Për këtë dhe faktor të tjerë deputeti i VV thotë se të gjithë duhet bërë bashkë që projektligji për rritjen e pagës minimale të kaloi në lexim të dytë në organin më të lartë legjislativ.Qasje kundër të ministrit Hekuran Murati ndaj propozimit për 450 euro, Rrahmani e vlerëson totalisht jo ferë dhe të pamatur.“Angazhimi im si deputet do të jetë i tillë që kjo të realizohet që ai amandament të kaloi dhe ky ligj të miratohet edhe në Kuvend dhe të jetësohet, mirëpo reagimet e ministrit ndoshta edhe prej pozicionit të tij ka jap konkludime të tilla, që për mua nuk kanë qenë të mirëqena dhe të arsyeshme, për shkak se paga minimale nuk është rrit prej vitit 2013 më shumë sesa dhjetë vjet. Inflacionin nëse e marrim për dhjetë vite, është shumë i lartë, kostoja e jetesës është dyfishuar ose trefishuar prej se është ngrit atë kohë paga minimale, kështu që nëse merren të gjithë faktorët kjo do ishte kjo më e pakta që mund të bëjmë , nuk kanë sigurime shëndetësore, janë shumë çështje që neve na detyrojnë të marrim veprime të tilla për të siguruar një mbijetesë. Nuk po kërkojmë për punëtorët luks ose komoditet… dhe sot paga 450 euro nuk mjafton për një familje tre anëtaresh për t`i mbuluar shpenzimet mujore dhe duhet të jemi realist, nëse shohim, ne pagat tona, mëditjet shtesat që i marrim, unë mendoj që shumica e zyrtarëve harxhojnë më shumë derivate të veturës sesa një pagë minimale që është në Kosovë, duhet ti kapërcejmë këto …” vlerëson ky deputet i partisë në pushtet.