Pagat në arsim, Jasharaj: Janë rritur mesatarisht 28 euro, mësimdhënësit kërkojnë që koeficienti të jetë 130

                   Vlera e koeficientit të pagave këtë vit do të jetë 110, për dallim nga viti i kaluar që ishte 105, por rritja e pagave në arsim me këtë koeficient nuk është pritur mirë nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK).

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj në një deklaratë për Telegrafin, ka shprehur pakënaqësi dhe zhgënjim me rritjen e fundit të pagave që është bërë e që mesatarisht i bie 28 euro, duke e cilësuar edhe si ironike.

Ai tha se shpresat i kishin orientuar tek ndryshimi i këtij koeficienti nga ana e Qeverisë, për siç tha ai “ duke i pa shqetësime tona tek sistemi arsimor, si dhe të policisë, zjarrfikësit, shëndetësia etj, do të bënte një ngritje më të madhe”.