Pajtohen dy familje të ngatërruara në Prizren

0

Dy familje të ngatërruara janë pajtuar sot në Prizren. Pajtimi i tyre është bërë me ndërmjetësimin e kryetarit të Këshillit të Pajtimit, Fetah Bekolli, Zafir Berisha dhe Mirsad Çollaku.Familja Skender Kryeziut dhe Ridvan Shalës e kanë zgjatur dorën e pajtimit një ditë para festës së Kurban Bajramit.“Sot, në prag të Kurban Bajramit, bëmë pajtimin e ngatërresës midis familjes së Skender Kryeziut nga lagjja ‘Arbana; dhe Ridvan Shala nga fshati Hoqa e Qytetit”, tregon Zafir Berisha. “ Dhashtë Zoti që midis familjeve shqiptare mos të përsëritet asnjë e keqe”, shprehet Berisha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *