Pakoja e Rimëkëmbjes në Amerikë ka vlerë 900 miliardë, 600 dollarë për çdo qytetarë!
Kongresi Amerikan ka arritur marrëveshje për pakon monetare për zbutjen e pasojave të pandemisë. Republikanët dhe Demokratët kanë arritur marrëveshje mbrëmë në Senat.
Presidenti i tanishëm Donald Trump mbështet propozimin dhe do ta nënshkruajë atë, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Ben Williamson, shkruan Indeksonline.
Mitch McConnell, udhëheqësi i shumicës republikane në Senat, deklaroi se përparimi dypalësh për të cilin ka nevojë vendi është bërë më në fund.
Kjo pako përfshinë nga 600 dollarë për secilin qytetarë si dhe pagesë javore prej 300 dollarësh për të papunët.
Gjatë ditës së sotme kjo pako do të votohet.