Pal Lekaj i AAK-së ngritë dyshime për falsifikim të Dekretit nga Vjosa Osmani
Pas analizës të publikuar dje nga Gazeta Online “Reporteri.net” lidhur me shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme ku u ngritën dyshime se ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka shkelur procedurat kushtetuese për shpërndarjen e Kuvendit dhe të zgjedhjeve ka reaguar edhe ish-deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.Lekaj tani në një postim të bërë në Facebook ka ngritur dyshime se Vjosa Osmani mund të ketë bërë falsifikim dokumentash, shkruan Reporteri.net
Më poshtë keni reagimin e Lekajt:
Në nguti për të ju pershtatur liderit të saj, “juristja” Vjosa Osmani, nën petkun e u.d. të Presidetes, na paska derguar në zgjedhje duke i shkelur procedurat Kushtetuese.
Kjo histori po shkon më larg se kaq, deri te dyshimi për falsifikim dokumentash.
Egoja e madhe për pushtet e ka shtyrë atë në gabime amatoreske procedurale të pa logjikshme.
Kosova nuk ka nevojë për Presidentë të tillë.
Ndryshe, Gazeta Online ‘Reporteri.net’ ka raportuar dje se si zyra e U.D. së Presidentes së Kosovës ka shpallur fillimisht zgjedhjet e më pastaj ka nxjerrë dekretin për shpërbërjen e Kuvendit.E një analizë e punuar nga juristë dhe ekspertë Kushtetues për Gazetën Online ‘Reporteri.net’ nxjerrë fakte se ky lëshim i presidencës, sikurse edhe mos botimi i dekretit në Gazetën Zyrtare, janë shkelje të Kushtetutës dhe procedurave të saj.
Pas publikimit të artikullit dhe analizës, Zyra e U.D. të Presidentes së Kosovës ka reaguar duke e nxjerrë për herë të parë, pas gati një muaji, në publik, dekretin për shpërndarje të Kuvendit.
Me publikimin e këtij dekreti, Zyra e u.d. të Presidentes ka konfirmuar raportimin se dekreti është nxjerrë pas vendimit për shpalljen e zgjedhjeve më 14 shkurt 2021. Kjo është lehtë e vërejtshme, vendimi ka numër 02/2021, ndërsa dekreti 03/2021. /Reporteri.net/