Palmer: Opozita të qëndrojë në sallë kur votohet presidenti- gjëja e fundit që i duhet Kosovës janë zgjedhjet tjera

0

Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, si dhe përfaqësuesi special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer në një intervistë për RTV Dukagjinin ka thënë se SHBA-ja do të punojë me çdo qeveri që del nga zgjedhjet e lira dhe demokratike.Palmer theksoi se do të donte të shihte një qeveri të fortë, partnere e mirë e SHBA-së.“Do të dëshironim të shohim qeveri të formuar, qeveri që do të jetë partnere e mirë, e fortë për Shtetet e Bashkuara. Nuk kemi të parapëlqyer në politikën e të tjerëve; punojmë me qeveritë që dalin nga zgjedhjet e lira, të drejta e demokratike. Duket që ka rrugë shumë të qartë përpara drejt një qeverie të fortë në Kosovë, që mund të jetë partnere e tillë e Shteteve të Bashkuara”, tha ai.Palmer shtoi se opozita duhet të jetë lojale ndaj qytetarëve të saj dhe të qëndrojë në Kuvend kur zgjidhet presidenti.“Sa i përket zgjedhjeve për presidencë, ne mendojmë se ato parti që do të jenë në opozitë, të veprojnë me përgjegjësi si opozitë lojale – lojale jo ndaj qeverisë, por lojale ndaj shtetit. Të bëjnë punën e tyre, të jenë të pranishëm, të sigurojnë që ka kuorum për të votuar dhe që institucionet të mund të funksionojnë. Gjëja e fundit që i duhet Kosovës janë zgjedhjet tjera. Kosovës i duhet një qeveri, një president dhe rrugëtim përpara drejt Evropës”, ka deklaruar Palmer

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *