Pamje katastrofe në qendër të Prishtinës, bien lisa dhe shtylla – një i vdekur dhe një e lënduar
Një stuhi ere në kryeqytet ka rrëzuar lisa e shtylla përreth rrugëve me njerëz.Disa lisa të rrëzuar në lagjen Pejton të Prishtinës dyshohet se ranë mbi dy persona që mbetën nën ta.Njëri prej tyre ka humbur jetën ka njoftuar Polica. Viktima 30 vjeç sipas policisë ka vdekur në vendngjarje, ndërsa një grua e të njëjtës moshë është dërguar me urgjencë për në spital, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.“Rreth orës 15:15 është pranuar informata se një lis është rrezuar dhe ka zënë dy persona. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para janë ngritur dyshimet se njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën përderisa e lënduara tjetër femër poashtu rreth 30 vjeç është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka njoftuar Policia.Përveç Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe ekipet të mjekëve dhe zjarrfikësit.