Pamje nga droga që u konfiskua në Podujevë, destinacion kishte vendet BE-në.
Policia e Kosovës në një konferencë për media ka bërë të ditur se gjatë një aksioni policor në Podujevë janë konfiskuar 91 kilogramë lëndë narkotike të llojit marihuanë.Major Reshat Murseli, tha në konferencë se aksioni është koduar me emrin “Kamera”, teksa i njëjti aksion është zhvilluar pas hetimeve të ndërmarra disa muaj, i koordinuar me Prokurorinë e Prizrenit dhe me Prokurorinë e Prishtinës.Policia ka njoftuar se lidhur me këtë rast është arrestuar një i dyshuar dhe janë shpallur në kërkim tre të tjerë, shkruan Reporteri.net.Ai po ashtu ka bërë të ditur se gjatë aksionit, një i dyshuar, me veturë ka goditur një hetues policor, i cili ka pësuar me lëndime të lehta trupore.Përveç lëndëve narkotike, janë konfiskuar edhe katër vetura dhe një sasi e konsiderueshme parashë. Sipas policisë, droga dyshohet se ka origjinën nga Shqipëria me destinacion në vendet fqinje dhe ka pasur destinim final vendet e BE-së.